Zemra e pastër

Zemra e paster – Ibn Kajjimi

 Imam Ibn Kajjimi në Librin e tij “Ed-Da ue ed-Deua” thotë: Mos mendoni se – Fjala e Allahut të Lartësuar:

“Me të vërtetë të devotshmit janë në Mir12311126_1537100346580226_249487143274608846_n-30ddk5xq66hquicqfaz9c0si dhe Keqbërësit janë në Zjarr” (Infitar: 13-14) – është e veçantë vetëm për Botën tjetër, por përkundrazi Ata janë në Mirësi në të tre Vendbanimet e tyre (në Dynja, në Varr dhe në Ahiret) si dhe Ata të tjerët janë në Zjarr në të tri Vendbanimet e tyre.

Ku ka më Mirësi në Dynja se sa Devotshmëria e Zemrës, Qetësia e Shpirtit, Njohja e Zotit të Lartësuar dhe Dashurisë së Tij, dhe të punosh ashtu siç do Ai subhanehu we teala ! A ka Jetë në Realitet veç Jetës së Zemrës së pastër…?

Allahu i Lartësuar e ka lavdëruar të Dashurin e Tij Ibrahimin alejhi selam për Zemrën e pastër të tij, ku thotë:  “Dhe prej Pasuesve të tij është Ibrahimi kur i erdhi Zotit të tij me Zemër të pastër” (Safat: 83-84)  si dhe ka thënë për të kur ai tha:  “Ditën që nuk bën Dobi as Pasuria e as Fëmija veç atij që vjen me Zemër të pastër” (Shuara 88-89).

Zemra e pastër është ajo Zemër, e cila është e pa cenuar: nga Shirku, Smira, Urrejtja, Koprracia, Mendjemadhësia, Dashurisë së Dynjasë dhe Karrierës.

Zemra është e pa cenueshme nga çdo Gjë që e largon nga Allahu.

1. Është e pa cenueshëm nga çdo Dyshim që kundërshton Lajmin e Tij.

2. Është e pa cenueshme nga çdo Epsh që kundërshton Urdhrin e tij.

3. Është e pa cenueshme nga çdo Dëshirë që bie ndesh me Dëshirën e Tij dhe

4. Është e pa cenueshme nga çdo Ndarje që e ndan atë prej Allahut.

Kjo është Zemra e pastër, e cila është në Xhennetin e Dynjasë, si dhe do të Jetë në Xhennet në Varr, dhe në Xhennet në Botën tjetër.

Zemrës nuk i plotësohet Pastërtia derisa ajo të shpëtojë prej pesë Gjërave:

1. Prej Shirkut, i cili kundërshton Teuhidin.

2. Prej Bidatit, i cili kundërshton Sunnetin.

3. Prej Epshit, i cili kundërshton Urdhërin.

4. Prej Hutesës, që kundërshton Përkujtimin.

5. Prej Nefsit, i cili kundërshton Sinqeritetin.

Këto bëjnë që të ketë Pengesë mes Teje dhe Allahut, dhe nën secilën prej tyre ka Gjëra të llojllojshme e të panumërta. Prandaj është shumë e rëndësishme dhe e obligueshme që, Robi t’i kërkojë Allahut që ta forcojë atë dhe ta udhëzojë në Rrugën e drejtë. Robi nuk është nevojtar për diçka tjetër se sa është nevojtarë për këtë Lutje si dhe nuk ka diçka më Dobi prurës se sa kjo Lutje”.

Nga :

Ibn kajjim  el-xheuzije

You may also like...